Çfarë nderi! Nexhmije Pagarusha nderohet për ditëlindje me çmimin prestigjioz nga Donald Trump – AlpeGossip
Çfarë nderi! Nexhmije Pagarusha nderohet për ditëlindje me çmimin prestigjioz nga Donald Trump

Çfarë nderi! Nexhmije Pagarusha nderohet për ditëlindje me çmimin prestigjioz nga Donald Trump

Dita e sotme është një ditë e shënuar në artin shqiptar, pasi përkon me ditëlindjen e një prej artisteve më të mëdha të historisë së muzikës shqiptare.

Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen e saj të 85-të dhe mek këtë rast, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka bërë asaj një nderim të veçantë.Presidenti Trump i akordoi bilbilit të muzikës një medalje Mirënjohje dhe me këtë rast, ditën e djeshme kur data shënonte 6.5.2018, pranë Akademisë së Arteve në Tiranë është mbajtur një ceremoni nderimi për legjendën e muzikës shqiptare.

Në aktivitet morën pjesë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, diplomatë të ambasadës amerikane si dhe intelektualë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe shoqata Ress Egnatia ishin organizatorët e kësaj ceremonie të veçantë.

Nexhmije Pagarusha kujtohet shpesh për hitet e saj të cilat vazhdojnë të këndohen edhe sot , si: “Baresha”, “E dehun jam” etj.