Historia e rrallë/ Ndahen nga jeta në të njëjtën ditë pas 70 vitesh martese – AlpeGossip
Historia e rrallë/ Ndahen nga jeta në të njëjtën ditë pas 70 vitesh martese

Historia e rrallë/ Ndahen nga jeta në të njëjtën ditë pas 70 vitesh martese

“U plakshim bashkë”, është një shprehje që thuhet shpesh gjatë ceremonialit të martesave.

Por, jo vetëm kështu, por një çift italianësh, Albania Valori, 92 vjeç dhe Angiolo Cei, 94 vjeç kanë mbyllur sytë në Itali në të njëjtën ditë 25 janar, në Itali.
Mediat italiane raportojnë se çifti kishte 70 vjet martesë, që nga viti 1949 në San Miniato. Kanë tre fëmijë dhe shumë nipër e mbesa. Dy të moshuarit, u ndanë nga jeta, vetëm pak orë distancë nga njëri-tjetri.

E para që u nda nga jeta ishte Albania, gjatë natës, në shtëpinë e saj. Bashkëshorti I saj ishte shtruar në spital, dhe pa e ditur, se gruaja e tij ishte ndarë nga jeta, mbyll sytë në spital, 12 orë pas vdekjes së saj, gjatë pasdites së vonë. Dhe për çiftin e të moshuarve, do të jetë një funeral i përbashkët, raporton newsbomb.al.