Super surprizë! Noizy befason fansin për ditëlindje, i hyn në klasë dhe shikoni ç’mban në duar (FOTO/VIDEO) – AlpeGossip
Super surprizë! Noizy befason fansin për ditëlindje, i hyn në klasë dhe shikoni ç’mban në duar (FOTO/VIDEO)

Super surprizë! Noizy befason fansin për ditëlindje, i hyn në klasë dhe shikoni ç’mban në duar (FOTO/VIDEO)

Ai ka me miliona fansa dhe nuk mund t’i takojë dot të gjithë, pavarësisht dëshirës së madhe. Por në raste të veçanta reperi shqiptar Noizy di si të bëjë surpriza që t’i lërë pa fjalë fansat e tij.

E tillë ka qenë surpriza që Noizy i bëri sot një fansi që festonte 20-vjetorin.

Reperi shkoi në klasë bashkë me tortën që mbante foton e tij dhe qirinjtë e 20-vjetorit.

 

.I ulur në bankë të parë, djaloshi as që e mendonte se në derën e klasës do të shihte idhullin e tij, por ja që ndodhi. Noizy i doli para me tortë në duar dhe i kërkoi Rejdit të frynte qirinjtë.

 

 

Në klasë shpërthyen duartrokitjet, ndërsa më pas të gjithë nxorën celularët për të bërë foto me reperin. Epo, kësaj i thonë surprizë

Video e surprizës u transmetua e gjitha në Instagram