Elvana Gjata zbulon projektin e madh që ka lidhje me Shqipërinë, po Flor Mumajesi ku? (FOTO) – AlpeGossip
Elvana Gjata zbulon projektin e madh që ka lidhje me Shqipërinë, po Flor Mumajesi ku? (FOTO)

Elvana Gjata zbulon projektin e madh që ka lidhje me Shqipërinë, po Flor Mumajesi ku? (FOTO)

Rikthimi në Tiranë pak ditë më parë dhe sinjali nga një studio muzikore ishte dyshimi i parë për projektin e ri të Elvana Gjatës. Jo më me një këngë ndërkombëtare, por me një koncert të gjallë. Në Tiranë.

Megjithëse askund dhe asnjëherë nuk i bën publike projektet e saj të reja para se t’i publikojë ato, këtë herë është mësuar më herët se Elvana po përgatitet për një koncert recital në Tiranë. Nga burime për “Jo vetëm modë” është mësuar se Elvana është gati për një koncert recital krejtësisht live.

Për mbrëmjen e madhe surprizë, të ftuarit do të jenë të përzgjedhur dhe po ashtu, edhe prania e mediave në koncert do të jetë selektive. Në mbrëmje, Elvana do të prezantojë ekskluzivisht edhe këngën e saj të re në gjuhën shqipe në bashkëpunim me një kompozitor shumë të njohur shqiptar shkruan Class.

Indicia, në fakt, erdhi pas një postimi që Elvana postoi në Instagramin e saj pak ditë më parë me lokacionin ‘Tiranë’. Detaje të tjera për koncertin, për momentin, janë surprizë. Pritet që shumë shpejt të fillojë shpërndarja e ftesave.