Tha se paguhet me SHIFRA MARRAMENDSE/ Arjola Shehu sqaron rrogën e majme, është gjithçka një…(FOTO) – AlpeGossip
Tha se paguhet me SHIFRA MARRAMENDSE/ Arjola Shehu sqaron rrogën e majme, është gjithçka një…(FOTO)

Tha se paguhet me SHIFRA MARRAMENDSE/ Arjola Shehu sqaron rrogën e majme, është gjithçka një…(FOTO)

Ajo na la të gjithëve pa fjalë kur në një intervistë për emisionin “Thumb”, tregoi se paguhet 100 mijë euro në vit.

Bukuroshja e ekranit, Arjola Shehu është detyruar të sqarojë shakanë që bëri dje dhe që u përfol aq shumë në media.

“Unë e kam parë gjithmonë pjesën e pagesës si një bonus, që ti paguhesh për të bërë gjithmonë atë që ti dëshiron. Ti do patjetër të zbulosh se çfarë page kam unë? Ok, 100 mijë euro në vit, kaq”, tregoi Arjola dje dhe më pas u largua nga kamera.

Moderatorja iu drejtua sot Instagramit ku dha një tjetër deklaratë në lidhje me pagën e aluduar prej 100 mijë eurosh në vit:

“Nxjerrë komplet nga konteksti! Ndjeva detyrimin ta sqaroj sepse e pashë që shumë portale ishin keqkuptuar me deklaratën time, e cila ka qenë vetëm në kuadër të humorit dhe shakasë (çështje montazhi). Detajet financiare mbeten private”, shkruan moderatorja.