FANSAT “ÇMENDIN” ALBA HOXHËN/ Balerina habit me reagimin e saj (FOTO) – AlpeGossip
FANSAT “ÇMENDIN” ALBA HOXHËN/ Balerina habit me reagimin e saj (FOTO)

FANSAT “ÇMENDIN” ALBA HOXHËN/ Balerina habit me reagimin e saj (FOTO)

Prej disa javësh Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë shumë të komentuar në media pas thashethemeve për një lidhje mes tyre. Dyshimet nisën nga fakti që dyshja u pa në disa vende bashkë, një herë në Paris e një herë në Bruksel e më pas në Zvicër.

Ndonëse Albi u shpreh se ndodheshin atje për punë, thashethemet vazhduan e madje u tha se dyshja do e zyrtarizonin lidhjen madje u përfol edhe për një fejesë të mundshme e cila u refuzua kategorikisht nga dyshja në fjalë

Mirëpo ndonëse Alba ka treguar se është beqare, fotoja e saj e fundit ka ngritur dyshime tek ndjekësit edhe pse me siguri është bërë për ndonjë arsye tjetër.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet në një argjendari duke mbajtur në dorë një unazën e fejese. “Unazën e gjeta por më mungon… “ka shkuar balerina pranë fotos me humor.
Komentet e fansave ishin pafund: “…. Albi Nako”, madje e bënin dhe tag koerografin e njohur. Por si duket Alba nuk ka dashur që këto komente të shtohen dhe ka marrë ‘masa’, duke mbyllur kështu të gjitha komentet. Epo tani është zgjedhja e saj të reagojë si të dojë Instagramin e saj