MOZZIK DHE LOREDANA JANË NDARË/ Detaji i Getinjos i nxjerr zbuluar – AlpeGossip
MOZZIK DHE LOREDANA JANË NDARË/ Detaji i Getinjos i nxjerr zbuluar

MOZZIK DHE LOREDANA JANË NDARË/ Detaji i Getinjos i nxjerr zbuluar

Prej disa ditësh po përflitet në media se reperi Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes. “Prive.al” ka arritur të mësojë nga burime të afërta me çiftin shkaqet e ndarjes së tyre. Sipas burimeve, Mozzik dhe Loredana kanë pasur mospajtime në çështjet që lidhen me karrierën.

Ditën e sotme, Loredana festoi ditëlindjen por Mozzik nuk u dukë në asnjë vend. Ajo festoi në orët e para të mëngjesit me shoqërinë dhe së fundmi me familjen dhe vajzën Hanna, mirëpo Mozzik nuk u shfaq në asnjë nga postimet e saj dhe madje as nuk e uroi në Instagram.

Siç duket problemet mes çiftit janë serioze pasi edhe vëllai i Mozzik, Getinjo i cili ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me kunatën e tij, nuk e ka uruar atë për ditëlindjen. Ky detaj ka shtuar edhe më shumë aludimet se ndoshta çifti i njohur i ka dhënë fund lidhjes.