Me dedikimin e fundit për bebushin, Emina lumturoi gjithë shqiptarët e Instagram-it: Të premtoj që… (FOTO) – AlpeGossip
Me dedikimin e fundit për bebushin, Emina lumturoi gjithë shqiptarët e Instagram-it: Të premtoj që… (FOTO)

Me dedikimin e fundit për bebushin, Emina lumturoi gjithë shqiptarët e Instagram-it: Të premtoj që… (FOTO)

Emina Çunmulaj prej shumë vitesh është zhvendosur në SHBA, vend në të cilin ka krijuar familjen dhe karrierën e saj. Megjithatë Emina gjithmonë është munduar që të ruaj fort traditat dhe kulturën shqiptare. Madje ajo po e përcjell këtë gjë edhe tek vajza e saj 2-vjeçare, Ella Faria. Ne kemi parë që çdo ditë nëpërmjet programeve televizive, Emina i mëson Ellas gjuhën shqipe. Jo vetëm kaq, por të dyja bëhen shpeshherë bashkë në kuzhinë dhe gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare.

Emina pritet të sjellë në jetë edhe fëmijën e saj të dytë, gjininë e të cilit nuk e ka bërë ende të ditur. Megjithatë një gjë është e sigurt se dhe fëmija i dytë i saj nuk do të mund t’u shmanget zbatimit të traditave shqiptare. Ditën e sotme, Emina ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet e veshur me kostum popullor. Ajo ka premtuar se dhe fëmija që do të vijë në jetë do të rritet me vlerat e shqiptarëve, ashtu siç edhe Emina është mësuar nga nëna e saj.

“I vogli im. Të premtoj që do të rritesh me të njëjtat vlera që janë ngulitur tek unë nga nëna ime, të premtoj që gjithmonë do të kujtojë nga vjen mami jot dhe sa krenare jam për këtë gjë. Kultura ime është pasuria më e madhe që kam dhe puna ime do të jetë që të mësojë ty dhe Ellën bukurinë e saj. Kultura shqiptare. Tradita shqiptare.”, – ka shkruar Emina. Kujtojmë se supermodelja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt familjes së saj do t’i bashkohet një pjesëtar i ri.