Propozimi i ëndrrave/ Ushtari shqiptar surprizon të dashurën në mes të qendrës tregtare (FOTO) – AlpeGossip
Propozimi i ëndrrave/ Ushtari shqiptar surprizon të dashurën në mes të qendrës tregtare (FOTO)

Propozimi i ëndrrave/ Ushtari shqiptar surprizon të dashurën në mes të qendrës tregtare (FOTO)

Një fundjavë shumë romantike po kalojmë me martesën e Harry-t dhe Meghan. Por romancat nuk njohin kufinj dhe sot po ju sjellim një histori tjetër dashurie dhe këtë herë shqiptare.

Një anëtar i Forcave të Armatosura shqiptare, ka kërkuar ndihmën e rubrikës “Kam një mesazh për ty” për t’i bërë të
dashurës propozimin e ëndrrave.

Ushtari i quajtur Edi tha në emision se marrëdhënia e tyre kishte pasur vështirësi pasi i ishte dashur të qëndronte larg Nadës. Ndaj ai vendosi ta forconte më tej marrëdhënien dhe ta propozonte atë në një qendër tregtare në Tiranë.

Partnerja Nada po pinte kafe me kushërirën e saj, kur papritur u shfaq trupa e baletit të “E diela shqiptare”, që nis të
performojë këngën “Marry You” të Bruno Mars.

Më pas mes balerinëve u shfaq Edi i cili i bëri pyetjen 1 mln dollarëshe Nadës. E si mund të ishte ndryshe përgjigja veçse “Po!”.