I ofron pushime në Spanjë, Roza Lati e lë djalin me gisht në gojë: Po të nis me postë ca… (FOTO) – AlpeGossip
I ofron pushime në Spanjë, Roza Lati e lë djalin me gisht në gojë: Po të nis me postë ca… (FOTO)

I ofron pushime në Spanjë, Roza Lati e lë djalin me gisht në gojë: Po të nis me postë ca… (FOTO)

Moderatorja e njohur Roza Lati u përfol shumë së fundmi në media për marrëdhënien e saj me reperin Fero, të cilin e puthi në buzë në mes të emisionit të saj, duke i bërë qejfin fansave të cilët kishin dëshirë ti shikonin bashkë.

Megjithëse e puthi në buzë, Roza ka treguar se ajo e ka partnerin e saj në jetë dhe është mjaft e lumtur me të.

Por, së fundmi, moderatorja i ka habitur të gjithë me disa postime në Instastory. Ajo publikoi disa mesazhe ku tregonte bisedën mes saj dhe një miku që i tregonte se një djalë e kishte Rozën fiksim.

“E meriton Roza një muaj pushime në Spanjë”, i shkruante ai, ndërsa moderatorja e ka lënë atë me gisht në gojë me përgjigjen:
“O lal, unë e kam të dashurin, partnerin tim në krim, gjysmën time.”

“Më raft pika. Do ca kartopeceta made in Albania? T’ja nisim me postë.”- shkruan Roza, kur miku i kërkon ti japë një shpresë djalit që e ka fiksim.