Fernandos nuk i mban gjë barku, nxjerr “të palarat e Çilietës: Mami mua më bën… – AlpeGossip
Fernandos nuk i mban gjë barku, nxjerr “të palarat e Çilietës: Mami mua më bën…

Fernandos nuk i mban gjë barku, nxjerr “të palarat e Çilietës: Mami mua më bën…

Edhe pse kohët e fundit ka vendosur të jetë më hermetike ndaj mediave, sidomos sa i përket jetës private, Çiljeta është e njohur për natyrën e hapur me publikun. Thuajse çdo gjë që bën, çdo projekt apo bashkëpunim të ri muzikor, por edhe raportet e jetës private, Çili i ka ndarë që në fillim me të gjithë. Natyra përherë e drejtpërdrejtë dhe sportive nuk e kanë penguar këngëtaren të krijojë një raport të ngrohtë me publikun qysh në fillim të karrierës së saj artistike, qoftë në muzikë, në modeling, prezantim e në çdo projekt të ri.

 

Natyrën e hapur, me sa duket, Çili ia ka trashëguar edhe të birit, Fernandos, me të cilin ishte këtë mbrëmje e ftuar “Në kurthin e Piter Panit”. Sapo Çili nisi t’u përgjigjej pyetjeve të fëmijëve, në skenë hyri edhe Fernando, por në vend që të “mbronte” të ëmën nga “sulmet”, Fernando i nxori asaj një sekret që ajo nuk do të donte.

Kur në skenë hyri Pipi, roli që luan aktorja Rudina Dembacaj, ‘qëllimi’ ishte të zbulohej nga Çiljeta ndonjë lajm i ri: “Hajde Fernando t’i nxjerrim mamit të palarat”, – i tha Pipi djalit të këngëtares: “Fernandos s’i mban gjë barku, i ka ngjarë mamit të vet”, – tha Çili me të qeshur dhe nuk vonoi shumë. Pyetjes nëse e lë mami shpesh vetëm, me një përgjigje të pafajshme, Fernando iu përgjigj me “PO”.

Po Çiljeta nuk e priste. Edhe pse me të qeshur, ajo iu kthye të birit: “Edhe këtë e the?” Por Fernando kaq tha. Ku është mami kur e lë vetëm dhe pse e lë vetëm, nuk u mësua…
Apo edhe me kaq është e mjaftueshme përgjigjja?