Dalja e parë si çift, Rovena Dilo tregon çfarë e acaron tek partneri balerin: Ai ka filluar të… – AlpeGossip
Dalja e parë si çift, Rovena Dilo tregon çfarë e acaron tek partneri balerin: Ai ka filluar të…

Dalja e parë si çift, Rovena Dilo tregon çfarë e acaron tek partneri balerin: Ai ka filluar të…

Ditën e sotme Rovena dhe Eltioni ishin të ftuar në emisionin ‘’Pasdite në Top Channel’’ ku kanë rrëfyer diçka më shumë për projektin e tyre me të ri dhe për garën në ‘’Dancing with the Stars’’.

Gjatë intervistës ata janë pyetur nga moderatorja se çfarë nuk durojnë dot tek njëri-tjetri. Rovena është menduar gjatë dhe në fund ka treguar se kohët e fundit ‘’Takja’’ siç dhe ajo tregon se e thërret ka filluar të flasë pak si shumë. Më pas ajo ka treguar se arsyeja se përse ata zihen shpesh herë është Eltioni.

Ndërkohë përveç Rovenës edhe Eltioni ka treguar se në garën e tyre në ‘Dancing with the Stars’ nuk mund t’ia fal këngëtares gabimet që bën gjatë performancës së tyre.

“Te Rovena, gjëja më e vogël më bën, ndoshta jo nervoz, por më vë në pikëpyetje pse nuk e bëri mirë, nuk ia kam shpjeguar unë mirë? Mos harroni se e ka kaluar një sezon 12-javësh, tani është në javën e 23-të, kështu që prandaj nuk ia fal…”, ka treguar ai.