Pritja merr fund: Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
Pritja merr fund: Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të parë (FOTO)

Pritja merr fund: Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të parë (FOTO)

Sytë e të gjithëve kanë qenë mbi Zaimina Vasjarin përgjatë këtyre javëve të fundit të shtazënisë së këngëtares dhe sot, më në fund, ajo ka dhënë lajmin e madh: Është bërë nënë për herë të parë.

 

Vasjari ka ndarë lajmin e gëzueshëm se gjatë ditës së sotme, ka ardhur në jetë vogëlushja Khloe.

Ajo ka postuar në Instagram një foto tepër të ëmbël, ku Khloe ka kapur gishtin e dorës që mendohet të jetë e babait të saj, partnerit të Zaiminës, Klodian Asllani.

Menjëherë në Instagram kanë vërshuar komente të shumta të miqve dhe ndjekësve që urojnë Zaiminën për lindjen e vogëlushes së saj të parë.