Skenat me puthje dhe skenat me shpulla janë ato që nuk harrohen kurrë nga filmat shqiptarë. Një prej atyre me pëllëmbë është momenti kur Kadri Roshi tek “Rrethimi i vogël” godet me pëllëmbë Xhevahir Zenelin, në rol djali i tij që kishte futur mik të lëvizte nga fshati në qytet.
I ftuar sot tek Rudina, Xhevahiri tregoi se kishte qenë fare i papërgatitur për pëllëmbën dhe kishte mbetur i hutuar kur kishte parë krahun e Kadri Roshit të hapej gjerë për t`u matur mirë.
“Nuk ma kishin thënë se ç`do të ndodhte tamam dhe u habita kur pashë Kadriun ta hapte krahun. Mbeta vërtet i hutuar. Bëmë katër dubla pas herës së parë, por unë e dija më pas ç`do ndodhte dhe e vija krahun para fytyrës përpara se të më godiste. Ndaj në film u la e para”.