Xhevahir Zeneli flet për filmin “Rrethimi i vogël”: Shpulla që më dha Kadri Roshi nuk… (FOTO) – AlpeGossip
Xhevahir Zeneli flet për filmin “Rrethimi i vogël”: Shpulla që më dha Kadri Roshi nuk… (FOTO)

Xhevahir Zeneli flet për filmin “Rrethimi i vogël”: Shpulla që më dha Kadri Roshi nuk… (FOTO)

Skenat me puthje dhe skenat me shpulla janë ato që nuk harrohen kurrë nga filmat shqiptarë. Një prej atyre me pëllëmbë është momenti kur Kadri Roshi tek “Rrethimi i vogël” godet me pëllëmbë Xhevahir Zenelin, në rol djali i tij që kishte futur mik të lëvizte nga fshati në qytet.

I ftuar sot tek Rudina, Xhevahiri tregoi se kishte qenë fare i papërgatitur për pëllëmbën dhe kishte mbetur i hutuar kur kishte parë krahun e Kadri Roshit të hapej gjerë për t`u matur mirë.

“Nuk ma kishin thënë se ç`do të ndodhte tamam dhe u habita kur pashë Kadriun ta hapte krahun. Mbeta vërtet i hutuar. Bëmë katër dubla pas herës së parë, por unë e dija më pas ç`do ndodhte dhe e vija krahun para fytyrës përpara se të më godiste. Ndaj në film u la e para”.