E BUJSHME/ Konfirmohet LIDHJA e Encës me reperin gjerman! Nga VIDEOT tek deklarata për… – AlpeGossip
E BUJSHME/ Konfirmohet LIDHJA e Encës me reperin gjerman! Nga VIDEOT tek deklarata për…

E BUJSHME/ Konfirmohet LIDHJA e Encës me reperin gjerman! Nga VIDEOT tek deklarata për…

Vetëm para pak kohësh u përfol se këngëtarja Enca ishte në një lidhje me reperin gjerman Nimo dhe e gjitha kjo mori spunto pasi në faqen e tij në “Instagram”, në foton e postuar me këngëtaren shkruante: “Kam takuar një shqiptare, nëse do të mundesha do martohesha me të”.

Shumë fansa po pyesin tani se çfarë po ndodh midis Nimos dhe Encës dhe se si ndodhi kontakti mes dy artistëve të rinj. Në fillim, kishte vetëm disa zëra dhe supozohej se ata ishin thjesht dy këngëtarë që donin të bënin një këngë dhe kaq.

Por çdo gjë mori tjetër rrjedhë kur Nimo deklaroi se ai kishte mësuar gjuhën shqipe për disa kohë, në mënyrë që të mund të komunikonte më mirë me “dashurinë e tij të madhe”.

Së fundmi, burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se ata janë bashkë. Të afërm pranë reperit gjerman tregojnë gjithashtu se Enca është duke mësuar gjermanisht vetëm për të.

Në një video ku reperi gjerman Nimo ka bërë live në Instagram, Enca i con një emoji me puthje, dhe reperi i kthehet duke folur në shqip: “Dashuri”.

Për më tepër shikoni videon më poshtë pas minutës 1:20 :

Gjithashtu reperi ka postuar para disa muajsh një foto ku shkruan: “Është e vërtetë”. Pikërisht në një kohë kur mediat gjermane po flisnin për dyshen, kjo foto erdhi si një konfirmim.

Po të shohim dhe lëvizjet që Enca bën drejt gjermanisë janë të shpeshta.

Gjithashtu në një postim që Enca ka bërë lidhur me këngën e saj të fundit “Dua”  lidhur me një skenë puthjeje mes saj dhe modelit, një fanse i ka shkruar: “Nimo do të bëhet xheloz”

Epo ku ka zë nuk është pa gjë thonë…

Përgatiti AlpeNews.al