Bashkëpunimi i Era Istrefit me Nicky Jam dhe Will Smith për këngën e Botërorit është komentuar shumë në media e rrjete sociale për këtë arritje të këngëtares shqiptare. Sot qarkulloi me shpejtësi një foto nga xhirimet e klipit ku Era shfaqej me Nicky Jam dhe Will Smith duke kërcyer.
Këngëtarja shqiptare nuk i ka lënë fansat të kuriozuar dhe sot ka postuar një pjesë nga klipi i cili do të publikohet të enjten. Në të Era shfaqet me një pamje komplet tjetër teksa ndodhet në një rrugë, ku po bëhen gara me makina.