Ndahen Victoria dhe David Beckham? Çifti i vë pikat mbi “I” kësaj historie vetëm me dy fjalë – AlpeGossip
Ndahen Victoria dhe David Beckham? Çifti i vë pikat mbi “I” kësaj historie vetëm me dy fjalë

Ndahen Victoria dhe David Beckham? Çifti i vë pikat mbi “I” kësaj historie vetëm me dy fjalë

Mediat britanike u pushtuan mëngjesin e sotëm me lajmin se çifti historik David dhe Victoria Beckham janë në prag të ndarjes dhe se kanë nisur procedurat për divorc. Mirëpo lajmi nuk u prit mirë nga çifti, të cilët vendosën të reagojnë menjëherë. Ishte zëdhënësi i tyre, i cili dha një deklaratë për mediat britanike: “Është e gjitha e pavërtetë. E turpshme dhe për të qeshur”.

Por edhe Victoria tha fjalën e saj teksa në profilin e saj në “Instagram”, i dërgoi një mesazh dedikimi bashkëshortit të saj. Ajo shfaqej në foto së bashku me vogëlushen e saj Harper, ku shkruan: “Ne të duam dhe na mungon @davidbeckham.”

David, ndodhet për projektin e tij të rradhës në Miami ndërkohë që Victoria po kujdeset për fëmijët në Londër.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në kështjellën Luttrellstown në Irlandë në vitin 1999.

Në muajin korrik, David dhe Victoria festojnë 19 vite martesë.