“Banesën e ke falas nëse më jep seks”, qiraxhesha i nxjerr bojën pronarit të shtëpisë (VIDEO) – AlpeGossip
“Banesën e ke falas nëse më jep seks”, qiraxhesha i nxjerr bojën pronarit të shtëpisë (VIDEO)

“Banesën e ke falas nëse më jep seks”, qiraxhesha i nxjerr bojën pronarit të shtëpisë (VIDEO)

Favoret seksuale që kërkohen në këmbim të parave apo të ardhurave materiale nuk përbëjnë më çudi. Por në Uells, Mbretëri e Bashkuar, është përhapur një mënyrë tjetër e përfitimit të favoreve seksuale.

Fenomeni është zbuluar nga një grua e cila ishte në kërkim të një shtëpie me qera. Ajo ka parë njoftimin e publikuar dhe ka telefonuar të zotin e një apartamenti.

Mirëpo në momentin që ka shkuar ta takojë për të bërë marrëveshjen mbi shumën e qerasë, gruaja është përballur me një kërkesë aspak të këndshme.

I zoti i shtëpisë i ka thënë se apartamenti mund t’i jepej falas gruas, në rast se ajo do t’i ofronte seks falas.

Ai i tha:

Nuk e di nëse ke dëgjuar për miqësinë me përfitime për një marrëveshje të caktuar. Mund të bëhet një herë në javë.”
Dhe këtu e kishte fjalën pikërisht për favoret seksuale. Sipas Daily Mail, gruaja është treguar e zgjuar dhe ka filmuar gjithçka që ka thënë i zoti i shtëpisë duke jua dërguar

kështu mediave.

Gazeta shkruan se pronari si ky janë të shumtë në Uells dhe i reklamojnë shtëpitë me sloganin “jepen me qira përmes një pagese alternative”.