Linda Rei ndahet nga i fejuari biznesmen, zbulohet i dashuri i saj i ri (FOTO) – AlpeGossip
Linda Rei ndahet nga i fejuari biznesmen, zbulohet i dashuri i saj i ri (FOTO)

Linda Rei ndahet nga i fejuari biznesmen, zbulohet i dashuri i saj i ri (FOTO)

Vitin e kaluar pushtoi mediat lajmi se Linda Rei ishte fejuar me një biznesmen me banim në Zvicër pas fotos dhe videos ku ajo tregonte unazën dhe shkruante “Zyrtarisht e fejuar”.

 

Pas asaj dite, Linda nuk e fshehu më partnerin dhe postonte shpesh foto me të, ndonjëherë edhe foto intime nga shtrati apo duke u puthur.

Mirëpo siç duket transgjinorja i ka dhënë fund historisë me biznesmenin pasi prej disa kohësh nuk shihet më me të dhe sot i ka shtuar dyshimet me këto foto.

Në njërën foto Linda shfaqet duke bërë një selfie me atë që thuhet të jetë i dashuri i saj i ri ndërsa në tjetrën shfaqet me sy mbyllur pranë tij. Ndonëse Linda nuk ka konfirmuar ende asgjë, dyshimet janë se ajo është ndarë dhe ka nisur një lidhje të re.