FESTON DITËINDJEN/ Nudo, e shtrirë dhe e mbuluar me petale, por ja kë ka kopjuar ROZA (VIDEO/FOTO) – AlpeGossip
FESTON DITËINDJEN/ Nudo, e shtrirë dhe e mbuluar me petale, por ja kë ka kopjuar ROZA (VIDEO/FOTO)

FESTON DITËINDJEN/ Nudo, e shtrirë dhe e mbuluar me petale, por ja kë ka kopjuar ROZA (VIDEO/FOTO)

Roza Lati ka ditëlindjen sot, më 13 qershor. Si dhuratë për veten dhe fansat, moderatorja publikoi foto dhe video nga një set i shtruar me petale trëndafilash të kuq, si në foto.

Në video, shihet Roza e shtrirë në shtratin e petaleve, mbuluar me më shumë petale që sheh drejt kamerës. Ju duket e parë? S’keni faj.

Skena e ka origjinën nga filmi American Beauty (1999) me regji të Sam Mendes. Në film tregohet historia e Lester, një babai shtëpiak i cili kalon krizën e moshës së mesme dhe bie në dashuri me Angelan, shoqen adoleshente të të bijës. Në një moment, ai fillon imagjinon me sy hapur për Angelan, sikur është shtrirë në një shtrat petalesh trëndafilash të kuq dhe e josh me sy. Trëndafilat janë një simbol kryesor në film dhe janë analizuar dhjetëra herë. Ndërsa skena e petaleve të trëndafilave që bien mbi subjekt është rikrijuar nga shumëkush.

Përgjatë gjithë filmit, trëndafilat rishfaqen si një simbol i epshit që Lester ka për Angelan. Trëndafili lidhet me seksualitetin dhe afeksionin.

Skena dhe imazhi është rikrijuar goxha herë, por në kontekste të ndryshme. Fotografi Carey Fruth i zëvendësoi trëndafilat me jargavanë dhe vajzën e dobët bjonde, me gra, në gjithë format dhe ngjyrat.