Çfarë sikleti! Meghan Markle dhe Mbretëresha bëhen lëmsh dhe VIDEO po bën xhiron e rrjetit – AlpeGossip
Çfarë sikleti! Meghan Markle dhe Mbretëresha bëhen lëmsh dhe VIDEO po bën xhiron e rrjetit

Çfarë sikleti! Meghan Markle dhe Mbretëresha bëhen lëmsh dhe VIDEO po bën xhiron e rrjetit

Të gjithë sytë e mediave ishin mbi pjesëtaren më të re të familjes mbretërore Meghan Markle, e cila shoqëroi Mbretëreshën Elisabeth II në vizitën e saj në Cheshire të Anglisë.

Mirëpo duket se Dukesha e Sussex, ende nuk i di me detaje hollësitë e protokollit mbretëror pasi pati një moment konfuz me Mbretëreshën.

Mënjëherë sapo zbritën nga treni mbretëror, Meghan u shfaq e pasigurtë nëse duhej të futej në makinën e Mbretëreshës e para apo duhet të priste. Fatmirësisht, 92-vjeçarja e udhëzoi menjëherë.

“Cila është preference jote?” – e pyet Meghan Markle.

“Vazhdo, ti e para” – iu përgjigj Mbretëresha Elisabeth II.

“Oh, mirë” – tha Dukesha e Sussex, e cila kishte sot vizitën e saj të parë në veriun e Anglisë.

Mbretëresha dhe Meghan udhëtuan së bashku rreth 165 km me trenin mbretëror, një udhëtim që as Princi Harry, Princi William apo Kate Middleton ende nuk e kanë përjetuar.