Emina Çunmulaj feston tre vjetorin e martesës, publikon fotografinë e rrallë nga ceremonia martesore – AlpeGossip
Emina Çunmulaj feston tre vjetorin e martesës, publikon fotografinë e rrallë nga ceremonia martesore

Emina Çunmulaj feston tre vjetorin e martesës, publikon fotografinë e rrallë nga ceremonia martesore

Tre vite më parë bukuroshja shqiptare, Emina Çunmulaj i dha fund beqarisë duke u martuar me Sam Nazarian. Modelja ka treguar shpeshherë se partneri i saj di si ta bëjë të lumtur dhe t’i dhurojë çdo gjë që ajo ka ëndërruar. Në këtë ditë të rëndësishme sigurisht që Emina nuk mund të mos tregonte se sa i rëndësishëm është në jetën e saj Sam Nazarian.

Ajo ka publikuar një fotografi të rrallë nga ceremonia martesore, në të cilën dallohet qartë lumturia në fytyrat e të sapomartuarve. “Gëzuar përvjetorin Zoti Gjithçka. Partneri im. Terapisti im. Dashuria ime. Bashkëshorti im. Jastëku ku mund të qaj. Dhe mbi të gjitha…i vetmi që më ka rrëmbyer zemrën dhe me të cilin mezi pres të plakem”, – ka shkruar Emina bashkangjitur fotografisë.

Modelja shqiptare dhe bashkëshorti i saj tashmë janë prindër të dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya.