Kush janë moderatoret sportive që po PUSHTOJNË ekranet shqiptare për BOTËROR (FOTO) – AlpeGossip
Kush janë moderatoret sportive që po PUSHTOJNË ekranet shqiptare për BOTËROR (FOTO)

Kush janë moderatoret sportive që po PUSHTOJNË ekranet shqiptare për BOTËROR (FOTO)

Jemi në fazën e botërorit dhe ajo që bie më shumë në sy janë vajzat e sportit që po na shoqërojnë çdo mbrëmje në ekranet tona. Pas çdo ndeshjeje ekranet kanë rezervuar emisionet në studio, ndryshe ç’shije do kishte kampionati pa ca komente, pa ca personazhe të nxehur, pa ca specialistë futbolli, parashikime e sidomos pa ca vajza kinge në studio? Dhe për të thënë atë që është, gazetaret e sportit i kemi njërën më të mirë se tjetrën.

Nuk janë pak në numër madje janë shumë: Duke filluar me Bora Zemanin, Enkeleida Zeko, Vilma Masha, Hygerta Sako, Eva Murati, Viola Spiro, Erjona Sulejmani, Ilda Bejleri dhe së fundmi një tjetër bjonde simpatike u shtohet studiove sportive këtë verë, Fjoralba Ponari, e cila i është bashkuar Edi Manushit në Top Channel.

Por kush janë këto vajza? AlpeNews.al ju njeh pak më tepër me bukuroshet e ekranit.

Ilda Bejleri

Gazetarja e njohur sportive, Ilda Bejleri është ndër më të pëlqyerat në vend jo vetëm për aftësitë gazetareske, por edhe për bukurinë e saj. Ilda nuk nguron asnjëherë të shfaqë linjat e saj tejet seksi dhe e bën sa herë t’i jepet mundësia. Ilda tashmë prej disa vitesh pjesë e Digitalb e diplomuar në gazetari.

Viola Spiro

Katër vite e njohur si velina bionde e “Fiks Fare” në “Top Channel”, tashmë në ekran si moderatore sportive. Fillimisht Viola e nisi karierën në “Digitalb” për dy emisione. “Eurogol” ,“Fans zone” në Supersport. Tashmë ndodhet në TVSH.

Fjoralba Ponari

Gjatë gjithë muajit qershor prezantuesja Fjoralba Ponari do të na shqërojë çdo ditë me emisionin “Top Arena” dedikuar kampionatit botëror, krah Edi Manushit. Fjoralba është dentistja në profesion, e cila dy vite më parë konkurroi si këngëtare dhe tani shfaqet në rolin e prezantueses. Në thelb mund thuhet se 23-vjeçarja ka ndjekur rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e telvizionit.

Enkeleida Zeko

Një prej moderatoreve më të njohura të programeve sportive, Enkeleida Zekon e shohim me emisioni Fair Play në News 24.

Hygerta Sako

Hygerta Sako është një ndër moderatoret sportive më të njohura në Shqipëri. Ajo drejton emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, por  Sakon e shohim gjithnjë edhe në ndeshjet e Kombëtares,  me emisionet e saj, apo dhe me prononcimet pas ndeshjeve.

Eva Murati 

Prezantuesja simpatike në Vizion Plus, e cila e nisi karierën e saj në futboll me “Uefa Champions League” në Vizion Plus, Eva Murati që komenton ndeshjet përkrah kolegut të saj, Andi Nuraj. Tashmë prezantuese e emisionit “Extra Time WorldCup”

Vilma Masha

Vilma Masha gjithashtu është ndër gazetaret sportive më të përfolurua dhe komentuara. Vilma është moderatore sortive tek “Super Sport”.

Erjona Sulejmani

Ish bashkëshortja e Blerim Xhemalit, është bashkëmoderatore në RTSH me Hygerta Sakon dhe Florian Binajn. Një risi që e solli RTSH këtë sezon.

Përgatiti AlpeNews.al