Eli Fara fut në “sherr” me gruan këngëtarin e njohur shqiptar: Ajo bëhet xheloze (VIDEO) – AlpeGossip
Eli Fara fut në “sherr” me gruan këngëtarin e njohur shqiptar: Ajo bëhet xheloze (VIDEO)

Eli Fara fut në “sherr” me gruan këngëtarin e njohur shqiptar: Ajo bëhet xheloze (VIDEO)

Eli Fara është një prej këngëtareve shqiptare që ka ditur ta sfidojë moshën. Pavarësisht viteve që mban mbi supe atë mund ta krahasosh shumë mirë me 20-vjeçaret shqiptare. E bukur, e ëmbël, e hijshme, joshëse dhe fisnike në pamjen e saj Eli bën xheloze çdo femër.

Gruaja e Bujar Qamilit është një prej femrave që e xhelozon Eli Farën. Këngëtari i njohur shqiptar do të jetë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Shiko kush Luan” nga ku ka rrëfyer se bashkëshortja e tij bëhet xheloze për Elin.

“Më trego emrin e një femre të njohur shqiptare për të cilën bashkëshortja bëhet xheloze”, e pyet Luana këngëtarin.

“Eli Fara”, përgjigjet pa hezitim Bujari.