MË NË FUND/ Enca sqaron arsyen e zënkës me Noizy-n dhe shpresojmë që reperi mos të nxehet – AlpeGossip
MË NË FUND/ Enca sqaron arsyen e zënkës me Noizy-n dhe shpresojmë që reperi mos të nxehet

MË NË FUND/ Enca sqaron arsyen e zënkës me Noizy-n dhe shpresojmë që reperi mos të nxehet

Pavarësisht se konflikti mes Encës dhe reperit Noizy u bë publik në fillim të vitit 2017, shumë nga fansat e dyshes mund të jenë akoma konfuzë për arsyen e përçarjes.

Gjatë një interviste për emisionin “Nin”, që do të publikohet javën e ardhshme, këngëtarja shqiptare sqaron mosmarrëveshjet me reperin.

Në videon e publikuar të shkëputur nga emisioni, Enca shprehet për arsyen e konfliktit kështu:

“Sepse mashkulli ka shumë ego! Meshkujt në përgjithësi nuk do të donin të ishin me një femër që fiton më shumë se ai”.

Nga ana tjetër duke folur edhe për jetën personale, këngëtarja duket se ende nuk e ka gjetur personin e duhur

“Meshkujt që kanë ardhur në jetën time deri tani nuk kanë mjaftueshëm… Si e thoni ju në Kosovë?”, tha këngëtarja.

Prej rreth dy vitesh, dyshja nuk ka më kontakt, ndërsa përdorin muzikën për t’i bërë “diss” njëri-tjetrit.