Banorët e qytetit Ufa në Rusi mbetën të habitur kur në varrezat e qytetit panë këtë pllakë gjigante varri në formë iPhone.
Në ekran është vendosur fotografia e vajzës që është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
Vdekja e Rita Shamevas ka ndodhur në 2016, por siç tregojnë banorët e qytezës instalimi i pllakës gjigante është bërë dy vite më vonë.
Vajza ruse kishte punuar në kompaninë Apple, e ndoshta kjo shpjegon çdo gjë.
Ideja ka qenë e gjitha e babait të vajzës, si një kujtim dhe homazh ndaj të bijës e cila kishte punuar në kompaninë Apple në rusi.
Mbi varr është instaluar edhe një kod me shkronjat QR që të çojnë në një faqe webi dedikuar 25-vjeçares. Pllaka e varrit ka formën e një iPhone 6, dhe ka gjithashtu një fotokamera retro.