Të famshmit shqiptarë të fiksuar pas orëve që kushtojnë më shumë se një shtëpi (FOTO) – AlpeGossip
Të famshmit shqiptarë të fiksuar pas orëve që kushtojnë më shumë se një shtëpi (FOTO)

Të famshmit shqiptarë të fiksuar pas orëve që kushtojnë më shumë se një shtëpi (FOTO)

Orët janë një ndër aksesorët më në trend vitet e fundit. Të gjithë mundohen që të kenë në dorën e tyre një orë të një prej markave më të njohur botërore.

Ata që nuk kanë mundësi ekonomike zakonisht zgjedhin të blejnë ora imitime duke ditur çmimin e lartë që kushton një orë origjinale. Politikanë, aktorë, këngëtarë apo futbollistë janë disa prej kategorive të shoqërisë shqiptare që kanë arritur të kenë në dorën e tyre jo vetëm një, por disa ora të shtrenjta.

Të famshmit shqiptarë që janë karakterizuar nga një jetë luksoze nuk ngurrojnë në çdo moment që të demonstrojnë orët e shtrenjta që ata mbajnë në duart e tyre. Por kush janë disa prej tyre dhe sa kushtojnë këto ora?

Lori Hoxha mban në dorë një orë të “Royal Oak Chronograph” ar i bardhë e zbukuruar me gurë diamanti që ka një vlerë 100 000 euro.

Aktori shqiptar Blerim Destani ka demonstruar gjithmonë se është i fiksuar pas orëve të shtrenjta dhe ka jo vetëm një, por disa ora të shtrenjta. Ora e tij më e shtrenjtë kushton 800 000 euro dhe është e firmës “Richard Mille”.

Rita Ora mban në dorën e saj një orë “Panthere de Cartier” që kushton 20 100 euro.

 

Getoar Selimi është i fiksuar jo vetëm pas këmishëve të shtrenjta, por edhe pas orëve. Reperi shqiptar mban në dorën e tij një orë “Hublot Big Bang” që kushton 32 000 euro.

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i njohur gjithmonë për jetën e tij luksoze mban në dorë një orë “Rolex”, e cila ka gurë diamanti të bardhë dhe të zi. Kjo orë kushton 30 000 euro.

 

Noizy ka jo vetëm Ferrari të kuq super-luksoz, por edhe disa ora të shtrenjta, vlera e të cilave është edhe më e lartë se një shtëpi. Ora më e shtrenjtë e reperit të njohur është “Audemars Piguet, Royal Oak Chronograph” që kushton 113 475 euro.

Ledri Vula është dalluar gjithmonë për veshjet e tij të shtrenjta. Ora “Rolex Yacht Master II” e tij kushton 17 150 euro.

 

Fatmir Hysenbelliu, djali i biznesmenit të njohur Irfan Hysenbelliut është përfolur vazhdimisht për jetën e tij luksoze. Madje për të është folur edhe në emisionin investigativ “Le Iene”. Ai mban në dorën e tij një orë “Royal Oak Offshore Rubber Clad” që kushton 20 450 euro.

Burimi: Iconstyle