I marrosur pas saj! Producenti i famshëm zbulon lidhjen me Era Istrefin (FOTO) – AlpeGossip
I marrosur pas saj! Producenti i famshëm zbulon lidhjen me Era Istrefin (FOTO)

I marrosur pas saj! Producenti i famshëm zbulon lidhjen me Era Istrefin (FOTO)

Era Istrefi është kthyer në këngëtaren më të përfolur të momentit në botë. Bashkëpunimi për këngën e Botërorit 2018 me këngëtarët e famshëm Will Smith dhe Nicky Jam duket se i dha një shtysë të madhe karrierës së saj muzikore.

“Live it up” po korr suksese të jashtëzakonshme dhe është kthyer në kolonën zanore të kësaj vere.

Mirëpo veç sukeseve dhe projekteve muzikore, kohët e fundit nuk dimë asgjë më tepër për jetën sentimentale të Erës.Por kohët e fundit duket se fansat e këngëtares po aludojnë për një lidhje mes saj dhe producentit të “Live it up” Diplo.

Ndërkohë duket se Diplo është afeksionuar shumë me Erën pasi thuajse në çdo postim të saj në Instagram ai i komenton me emoji zemra.

Përpos kësaj ajo që shtoi dyshimet mes fansave ishte komenti ku ai e pyet këngëtaren se kur do të kthehej ta takonte, pasi me sa duket e kishte marrë malli.

Gjithsesi këto janë thjesht supozime të fansave dhe asnjë konfirmim nga ana e këngëtares shqiptare.