Zbulohet emri i moderatorit që do të jetë krah Ori Nebijaj në programin e ri veror “Pushime on Top” (VIDEO) – AlpeGossip
Zbulohet emri i moderatorit që do të jetë krah Ori Nebijaj në programin e ri veror “Pushime on Top” (VIDEO)

Zbulohet emri i moderatorit që do të jetë krah Ori Nebijaj në programin e ri veror “Pushime on Top” (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë u zbulua se në sezonin e ri të programeve televizive në ekranin e “Top Channel” do të shtohet edhe një emision i ri.

Ky emision veror duket se do të ketë në qendër personazhet e famshëm shqiptarë gjatë pushimeve, duke i ndjekur në çdo shezlong.

U tha se ky emision që do të mbajë emrin “Pushime on Top” do të drejtohej nga moderatorja e “Wake up” Ori Nebijaj, por mesa duket ajo do të ketë edhe një partner gjatë këtij programi.

Në promon e emisionit të publikuar nga vetë faqja zyrtare e “Top Channel” në Instagram pak orë më parë nga “Iconstyle.al” u vu re se pjesë e tij është edhe një tjetër moderator i njohur shqiptar, Flori Gjini.

 

Aktualisht Flori drejton programin radiofonik “Chaud Patate” në NRG Radio dhe duket se shumë shpejt do ta shohim edhe në ekran.

Gjithashtu një fakt tjetër që na shton dyshimet se Flori do të jetë bashkëprezantues me Orin janë edhe fotot që të dy kanë postuar në Instagram në të njëjtën datë nga e njëjta zyrë në ambientet e “Top Channel”, ku mesa duket kanë qënë duke punuar për projektin e ri.