E fejuara i bën dedikimin romantik Jon Gjebreas dhe zbulon propozimin e tij epik – AlpeGossip
E fejuara i bën dedikimin romantik Jon Gjebreas dhe zbulon propozimin e tij epik

E fejuara i bën dedikimin romantik Jon Gjebreas dhe zbulon propozimin e tij epik

Ata festojnë sot 2-vjetorin e romancës së tyre dhe në këto muaj së bashku kanë kaluar shumë momente të veçanta. Si rrallëherë e fejuara e Jon Gjerbreas, djalit të moderatorit të njohur shqiptar Arditit, bëri një dedikim dashurie dhe zbuloi disa detaje që nuk i dinim.

Merlin Haxhiymeri postoi foto në Instagram, ku tregon disa nga momentet më interesante që ka kaluar çifti. Dhe ai që tërhoqi vëmendjen ishte propozimi që ka marrë nga Joni me një patatinë në formë rrethi.

“Ai më bën gjithmonë të qesh, më mban, më surprizon dhe më propozoi për herë të parë me një patatinë rreth”, shkruan Merlin.

Ajo i mbyll postimet me shkrimin, se nuk është shpesh kaq romantike kështu që Joni duhet të përfitojë nga rasti.

Ndërsa Jon Gjebrea bëri për partneren e tij një dedikim të thjeshtë, por kuptimplotë: “Dy vite plot dashuri”.