Martesa e Afërdita Dreshajt, Olti Curri tallet keq me PRIFTIN: Qenka gati për TRESHE (FOTO) – AlpeGossip
Martesa e Afërdita Dreshajt, Olti Curri tallet keq me PRIFTIN: Qenka gati për TRESHE (FOTO)

Martesa e Afërdita Dreshajt, Olti Curri tallet keq me PRIFTIN: Qenka gati për TRESHE (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë dy ditë më parë. Afërdita kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me sportistin çek, Jakubin në një dasmë madhështore në Miami të SHBA-ve.

Ndërkohë që dasma e çiftit ishte kryefjala e mediave rozë së fundmi. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë uruar çiftin. Mes tyre është edhe blogeri Olti Curri. Por përtej urimit Olti si gjithmonë është munduar të gjejë diçka pikante.

Blogeri ka postuar një foto ku shihet Afërdita bashkë me Jakub dhe priftin në mes teksa bëjnë betimet. Ndërsa Oltit ka vënë re mënyrën sesi prifti po e sheh modelen shqiptare.

Aferdita të trashegohet… po ky tipi që e sheh kaq i përvëluar kush është? Ky qenka gati për treshe…”,-shkruan Olti në profilin e tij të Facebook.