Dy muaj më parë, moderatori i famshëm 21-vjeçar habiti fansat në Instagram, duke publikuar një foto të partneres së tij, Egestës, e cila shfaqej në pritje të ëmbël me barkun e rrumbullakosur. Lajmi u përhap menjëherë në rrjet dhe fansat e moderatorit e pritën të gëzuar lajmin e shtatzënisë.
Mirëpo, vetëm disa javë përpara se fëmija të vijë në jetë, burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Panorama Plus’ se Meriton Mjekiqi është ndarë nga partnerja e tij.
Ai ka fshirë foton e saj me barkun e rrumbullakosur dhe ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ende nuk dihen arsyet e ndarjes së çiftit dhe nëse ky vendim mes tyre është apo jo përfundimtar.