Të gjitha femrat vdesin pas tij, aktori i famshëm do të bëhet baba për herë të dytë – AlpeGossip
Të gjitha femrat vdesin pas tij, aktori i famshëm do të bëhet baba për herë të dytë

Të gjitha femrat vdesin pas tij, aktori i famshëm do të bëhet baba për herë të dytë

Tom Hardy do të bëhet baba për herë të dytë pasi bashkëshortja e tij, Charlotte Riley, është në pritje të ëmbël.

36-vjeçarja tashmë e ka një fëmijë me bashkëshortin e saj prej katër vjetësh. Ylli i serialit “Peaky Blinders”, u shfaq pak ditë më parë në premierën e filmit, “Swimming With Men” e shoqëruar nga Tom.

Ajo ishte e veshur me një fustan të gjerë nga “Oscar de la Renta” dhe ishte shumë e vështirë të dallohej sesa muajshe ishte.

Tom dhe Charlotte kanë luajtur bashkë në serialin “Peaky Blinders”, ndërsa fillimisht janë takuar në xhirimet e filmit “Wuthering Heights” të vitit 2011.

Aktori 40-vjeçar, i cili është fiksimi i shumë femrave anembanë botës, është i njohur për rolet e tij në filmat “Inception”, “Mad Max: Fury Road”, “Bronson” dhe “The Revenant”.