KATËR SHENJA NË RREZIK KËTË JAVË/ Vetëm njëra i ‘fiton zemrën’ planetëve – AlpeGossip
KATËR SHENJA NË RREZIK KËTË JAVË/ Vetëm njëra i ‘fiton zemrën’ planetëve

KATËR SHENJA NË RREZIK KËTË JAVË/ Vetëm njëra i ‘fiton zemrën’ planetëve

Klima astrologjike është shumë e ndjeshme këtë javë pasi të gjithë do iu duhet të tregojnë kujdes me komunikimin e financat. Jeta e përditshme do të karakterizohet nga rikthime të së shkuarës, pengesa në plane dhe marrëdhënie disi të tensionuara. Astrologia Krisanthi Kallojeri thotë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se 4 shenjat më të rrezikuara janë Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit. Ujori është i preferuari, por ka një ‘kleçkë’ të vogël edhe për të.

Dashi – Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja paraqesin interes të veçantë gjatë kësaj jave dhe gjatë gjithë periudhës që do vijojë. Do shihni që persona nga e kaluara ose çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e bashkëpunimet që do dalin në sipërfaqe. Të ndikuar janë të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Nxirrni në sipërfaqe çështje që i keni lënë pezull dhe trajtojini në mënyrë të tillë që të përfitoni. Mos hiqni dorë nga projektet dhe planet tuaja edhe pse do hasni pengesa veçanërisht deri më 23 Tetor, sepse prej andej e tutje rruga do të hapet. Insistoni me durim e takt. Gjatë kësaj jave, sidomos nga e hëna deri të dielën të jeni të kujdesshëm në mënyrën si do komunikoni, kujdesuni për shëndetin, evitoni prapaskenat dhe ndonjë peripeci dashurie, në një udhëtim që mund të bëni në tre ditët e fundit të javës.

Demi – Asgjë të mirë nuk ka për financa këtë javë, çdo gjë lëreni nga java që vjen. Prej kësaj jave kaloni në një fazë ku do ndiheni të tensionuar deri më 23 Tetor. Presioni mund të ketë të bëjë me rrethana të punën tuaj ose në familje. Keni nevojë të shpërtheni, nuk do ta bëni këtë herë, do të jeni të duruar sepse e keni talent që mund ta përdorni. Fundi i javës kërkon të jeni të kujdesshëm në sferën financiare, evitoni shpenzimet e tepërta dhe bisedat në çështjet financiare sepse mund të udhëheqin një krizë në marrëdhëniet tuaja. Megjithëse situata për ju është edhe krijuese, edhe erotike, 3-ditëshi i fundit nuk është shumë pozitiv. Do jeni të ndjeshëm dhe mos bëni vlerësime me personat ose situatat që do të dalin. Jini sa më të programuar, të disiplinuar dhe evitoni thashethemet.

Binjakët – Jeni në një fazë që nxiroheni, doni të bëni shumë gjëra dhe nga ana psikologjike ndieni pasiguri. Këto kanë të bëjnë me një plan ekonomik që nuk ju shkon siç do të donit. Qetësohuni, shihini situatat në përmasat reale, pa nerva e dëshpërim. Në jetën personale dhe erotike, do shihni rikthimin e personave nga e kaluara. Nuk është momenti për të marrë vendime, përveçse nëse doni të kaloni momente të bukura. Jeni veçanërisht të ndjeshëm, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe i ekzagjeroni situatat ose personat me mbi ose nënvlerësim. Mund të dalin probleme në familje e punë. Evitoni nervin, ulje-ngritjet psikologjike dhe qëndroni afër realitetit.

Gaforrja – Është momenti për një introspektivë, për t’i parë gjërat brenda jush dhe të zgjidhni problemet që lidhen me familje, pronën, fqinjët, por mos merrni vendime këtë javë, lërini për të hënën ose të martën e ardhshme. Disa nga këto probleme mund të kenë të bëjnë me çështje ekonomike dhe mund të keni humbje në vend të fitimit. Mos besoni vlerësimet nga të tjerët. Mos bëni një program të caktuar për fundin e javës sepse nuk mund të dalë siç e keni programuar.

Luani – Mërkuri në prapavijë rikthen miqtë, klientë nga e kaluara ose çështje që kanë të bëjnë me jetën tuaj të përditshme. Ndërkohë nuk do mungojnë problemet me pajisjet teknologjike, elektrikike ose makinën. Komunikimi ka vështirësi e rikthim në të kaluarën. Kryesorja është që mos të bëni lëvizje ekonomike dhe kini kujdes edhe në ato të vogla, me pagesat sepse keni tendencë për humbje në fund të javës. Me strategji dhe durim përballoni problemet që do shfaqen në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja deri në pjesën më të madhe të Tetorit.

Virgjëresha – Me kthimin e Mërkurit në drejtim të kundërt, është momenti të bëni një organizim të anën financiare, por nuk është e mundur këtë javë. Ajo që mund të bëni është të evitoni shpenzimet.  Nga e enjtja deri të dielën fokusohuni te marrëdhëniet dhe evitoni keqkuptimet me eprorët ose me njerëzit që janë një mbështetje për ju. Nëse ju bëjnë propozime për bashkëpunime të reja ose financiare, mirë është t’i rishikoni më 23 Shtator. Në jetën tuaj personale, kujtoni që idealizimi i situatës dhe zhgënjimi janë dy anët e së njëjtës monedhë. Deri në datën 23 Tetor e prej kësaj jave do të keni një përgjegjësi më të madhe në jetën tuaj të përditshme, madje me disa pengesa pak më të mëdha se herët e tjera. Me qetësi, mund t’i përballoni fare mirë.

Peshorja – Ndiheni të shqetësuar ose jeni të menduar me probleme që vërtet ju preokupojnë dhe e kanë bërë edhe në të kaluarën. Në këto momente ndoshta i shihni gjërat me më shumë frikë se herët e tjera. Pasiguria që ju ndieni disa nga ju mund të funksionojë si një mbyllje ne vetvete ose si rikthim në një marrëdhënie të së kaluarës. Do të veproni në intimitet, sidomos në fushën personale, nuk është e nevojshme që këtë javë të tjerët të dinë si funksiononi ju dhe çfarë bëni që të evitoni prapaskenat dhe fjalët rreth jush. Ditët që duhet të jeni të kujdesshëm janë veçanërisht nga e enjtja deri të dielën. Kujdesuni për shëndetin, krijojini kushte vetes për t’u qetësuar dhe nëpërmjet një udhëtimi mund të keni një histori erotike të premten e të shtunën.

Akrepi – Keni predisipozicion të bini mendime pesimiste gjatë kësaj periudhe. Prej kësaj jave e deri në pjesën më të madhe të Tetorit do të keni probleme familjare ose profesionale që do të kenë një pasojë ku marrëdhëniet mund të vendosen në rrezik, ndaj duhet të jeni të përmbajtur deri më 23 Tetor. Nga e enjtja deri të dielën nuk është një periudhë pozitive ndonëse do të keni shans përmes rrjetit tuaj social që ta zgjeroni, të bëni njohje erotike, por duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët tuaja sepse mund të krijoni keqkuptime. Nuk duhet të bëni lëvizje ekonomike e bashkëpunime deri të dielën. Mos hyni në kontradikta me njerëz që ju mbështesin.

Shigjetari – Këtë javë përqendrohuni në sfeerën profesionale dhe marrëdhëniet tuaja. Nuk përjashtohet mundësia të keni probleme në marrëdhëniet dhe partneritetet.  Nga e enjtja deri të dielën mos hyni në diskutime financiare sepse mund të vijë grindja. Të premten e të shtunën, të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës mund të ndiheni të lodhur, të dëshpëruar, të zhgënjyer, mos humbisni entuziazmin e interesin për planet e projektet tuaja. Janë të përkohshme pengesat në punë, me klientët, komunikimin deri në datën 23 Tetor.

Bricjapi – Prej kësaj jave kaloni në një fazë që do zgjasë dhe do ndiheni se gjërat nuk shkojnë siç mendoni e dëshironi lidhurme jetën personale ose një investim. Mos merrni vendime këtë javë dhe përkushtohuni në jetën tuaj të përditshme, jini korrektë, përmbajuni programit dhe kujdesuni për shëndetin. Në fushën profesionale evitoni bisedat pa sens dhe rregulloni çdo gjë që mund t’ju shfaqet nga e kaluara. Mos bëni plane afatgjata sepse nga e marta do i shihni gjërat ndryshe.

Ujori – Jeni gati të bëni lëvizje financiare. Jeni shenjë e riskut sepse jeni të zgjuar dhe në kërkim të çfarë është interesante dhe të ndryshimit. Qëndroni të qetë këtë javë, mos bëni lëvizje edhe sikur t’ju ofrojnë para, dhurata apo bashkëpunime sepse gjërat nuk janë siç paraqiten ose mund të hynin një skandal ekonomik. Do keni probleme me të dashurit, por as ju vetë nuk e dini se çfarë doni. Keni pakënaqësi brenda vetes.

Peshqit – Përqendrohuni në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja sepse mund të lindin probleme. Klima planetare ka ndjeshmëri më të madhe nga të dy anët dhe mund të humbasë kontrollin. Nga data 17-18 mund të krijoni një lidhje ku zhgënjeni vetveten. Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet profesionale e personale. Në jetën e përditshme do jeni të stresuar, pothuajse në pjesën më të madhe të Tetorit, por pengesat janë të përkohshme. Kanë probleme kryesisht në marrëdhëniet e tyre