Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Xhensila Myrtezaj shfaq pamjet nga dhoma e vogëlushes – AlpeGossip
Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Xhensila Myrtezaj shfaq pamjet nga dhoma e vogëlushes

Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Xhensila Myrtezaj shfaq pamjet nga dhoma e vogëlushes

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja, do të bëhen për herë të parë prindër të një vajzë.

Xhensila po kujdeset që gjithçka të jetë mëse gati në momentin që vogëlushja të vijë në jetë dhe t’i përkushtohet vetëm asaj. Ndaj, këngëtarja ka nisur përgatitjet për dhomën e saj.

Në një foto të postuar në “Instastory”, ajo tregon se ka vendosur që në murin e dhomës së vogëlushes të pikturohen trëndafila të mëdha ngjyrë rozë, duke realizuar një vepër të vërtetë arti.

“Kur muri kthehet në art, kur ngjyrat kthehet në buzëqeshje, artistët duhen gjithmonë komplimentuar” – shkruan krahas fotos Xhensila Myrtezaj.