Takohen Arian Çani dhe aktori që e imiton: Dolëm një xhiro për qejfin tonë plak! – AlpeGossip
Takohen Arian Çani dhe aktori që e imiton: Dolëm një xhiro për qejfin tonë plak!

Takohen Arian Çani dhe aktori që e imiton: Dolëm një xhiro për qejfin tonë plak!

TIRANE – Aktori Rezart Veleshnja është shfaqur në sezonin e ri të “Portokallisë” me disa role të reja. Një prej tyre është edhe ai i moderatorit të “Zonë e lirë”, Arian Çani me të cilin Rezart Veleshnja është takuar dje.

 

 

Aktori ka publikuar një video ku shihet me Çanin në makinë i cili zgjatet për të bërë foto, por e kupton me vonesë që Rezarti ishte duke bërë një video.

“Dolëm një xhiro në bllok për qejfin tonë plak! Por namin e bën këtë të diel i madhi Arjan”-shkruan aktori duke treguar se ai dhe Çani kanë raporte të mira me njëri-tjetrin.