Pasi mikesha ia zbuloi në mes të dasmës, Afërdita pranon se ka bërë operacion plastik GJOKSIN – AlpeGossip
Pasi mikesha ia zbuloi në mes të dasmës, Afërdita pranon se ka bërë operacion plastik GJOKSIN

Pasi mikesha ia zbuloi në mes të dasmës, Afërdita pranon se ka bërë operacion plastik GJOKSIN

Mikesha e saj i zbuloi operacionin plastik për zmadhimin e gjoksit në ditën e martesës, por deri më dje Aferdita Dreshaj nuk e kishte pranuar asnjëherë publikisht ndërhyrjen estetike.

Falë opsionit për të pyetur personat që ndjek në Instagram, dy prej tyre i bënë këngëtares shqiptare pyetje që lidhen me ndërhyrjet.

E pyetur nëse ka zmadhuar gjoksin, Afërdita u përgjigj shkurt me një “po”.

Ndërsa pyetjes nëse ka bërë ndonjë operacion plastik veç atij në gjoks, këngëtarja mohoi të gjitha zërat për një ndryshim në pamjen e saj duke thënë “jo”.

Shpesh ndryshimi i Afërdita Dreshajt është bërë objekt bisede, por këngëtarja ka treguar se në fytyrën e saj nuk ka ndryshuar asgjë përgjatë viteve.