Këto janë qytetet më të hapura ndaj seksit eksperimental – AlpeGossip
Këto janë qytetet më të hapura ndaj seksit eksperimental

Këto janë qytetet më të hapura ndaj seksit eksperimental

Një sondazh i ri ka zbuluar se cilat qytete kanë një qasje më pozitive ndaj seksit, pra një qëndrim të lirë, të hapur dhe progresiv ndaj seksit dhe seksualitetit.

Pesë të parët, në listë radhiten: Parisi, Rio de Janeiro, Londra, Los Angeles dhe Berlini.

Në bazë të rezultateve të sondazhit, Paris shënoi shumë mirë për kulturën e tij të gjallë dhe argëtimin për të rritur, ndërsa Rio mundi të gjitha qytetet e tjera në kategoritë “seksualisht aktive” dhe “eksperimentale”.

Në fund të listës ishin Tokio, Salzburg, Bratislava dhe Cork në Irlandë. Pra, nëse kërkoni që të kaloni një kohë të mirë në pushimin tuaj të vërës më mirë mos e merrni mundimin në këto qytetet e fundit.

Për të gjetur se sa seksualisht aktivë, eksperimentalë dhe të kënaqur ishin qytetarët e secilit qytet, u realizua një sondazh pak i paqartë, por i gjerë, që përfshinte më shumë se 450,000 të rritur të moshës 18 deri në 70 vjeç.