Pasi iu përkushtua muzikës për disa muaj duke publikuar tre videoklipe, dy ndër to bashkëpunime që rezultuan shumë të suksesshme, Luana Vjollca ka vendosur të marrë disa ditë pushime.
Këngëtarja ka zgjedhur edhe këtë verë që pushimet t’i kalojë në Maldive.
Luana ka postuar një foto ku shfaqet në super formë me rroba banjo të zeza teksa fotos i ka vendosur përshkrimin “Ehumbur”.
Menjëherë kanë vërshuar komplimentet e shumta nga fansat dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me këtë super foto nga këngëtarja.