“Ofronte role aktrimi në këmbim të seksit?” Weinstein sqaron deklaratën që trazoi kinemanë botërore – AlpeGossip
“Ofronte role aktrimi në këmbim të seksit?” Weinstein sqaron deklaratën që trazoi kinemanë botërore

“Ofronte role aktrimi në këmbim të seksit?” Weinstein sqaron deklaratën që trazoi kinemanë botërore

Harvey Weinstein është cituar gabimisht në një artikull të botuar.

Ai pretendon se gazetari e kishte zbardhur gabim intervistën duke shkruar në artikull se ai jepte role në këmbim të seksit.

Vetë shkruesi Taki Theodoracopulos, tha në një deklaratë për CNN, se artikulli ishte “gabim”.

Instervista e botuar në revistën Spectator të premten, ishte e para që kur Weinstein ishte akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale ndaj më shumë se 80 femrave.

Në të, Weinstein citohet të ketë thënë: “Unë u ofrova femrave role aktrimi në këmbim të seksit, por kështu kanë bërë dhe ende bëjnë të gjithë.”

“Unë isha i pranishëm gjatë bisedës, nuk ishte një intervistë, por një takim shoqëror mes miqve të vjetër. Harvey dhe Taki nuk e folën për rastin. Ata folën për Hollivudin e vjetër dhe kontrastin me kulturën evropiane, dhe mendoj se Taki e sheh Harvey në atë dritë më të vjetër. Ëeinstein nuk tha asgjë për tregtimin e roleve të filmave për favore seksuale. Ju keni fjalën time që Harvey nuk e tha këtë gjë,“-tha avokati Brafman