Operacione plastike? Gugu i tregon të gjitha, ja çfarë do të ndryshoj tani (VIDEO) – AlpeGossip
Operacione plastike? Gugu i tregon të gjitha, ja çfarë do të ndryshoj tani (VIDEO)

Operacione plastike? Gugu i tregon të gjitha, ja çfarë do të ndryshoj tani (VIDEO)

Gugu është një personazh që ka ndarë në dysh ndjekësit, në ata që e duan dhe ata që e kritikojnë. E ftuar në programin e IN Tv “Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ajo erdhi si kurrë më parë duke ndarë shumë rrëfime me doza të larta sinqeriteti. E pyetur nga Ermali rreth ndërhyrjeve plastike apo editimit të fotove të saj në mediat sociale ajo tha:

“Photoshopin e përdorin të gjitha këngëtaret. Jo vetëm unë. Unë psh rregulloj hundën, nuk e kam shumë qejf, dua ta bëj operacion. Dua të dukem si Barbi, kam komplekse, dua të jem perfekte’.

Edhe pse u shmang pak për operacionet plastike Ermali e ngacmon sërish duke thënë se nuk vazhdon emisionin nëse nuk tregon të vërtetën:

‘Flokët (qesh).. flokët si kam të miat. Tjetër? Gjoksi’