Para pak kohësh blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni lajmëroi ndjekësit e saj në Instagram se në fund të kësaj vere do të vishej nuse.
Këtë fundjavë nëna e re duket se ja ka dedikuar tërësisht vetes dhe miqve të saj, me organzimin e një feste të çmendur beqarie.
Nën hashtag- un #ChiaratakesIbiza, blogerja- ka festuar ditët e fundit të beqarisë.
Det, diell, muzikë dhe alkool… Çfarë tjetër mund të presësh nga një festë beqarie në Ibiza?
Blogerja 31- vjeçare do të lidh kurorë së shpejti me partnerin e saj, 28- vjeçarin Fedez.
Chiara dhe Fedez para pak muajsh u bënë prindër të një djali të ciin vendosën ta quajnë Leone, ndërsa vetëm pas pak ditësh do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në altar.