Ia hodhëm! Trendi i ri i verës 2018 e ka emrin rehatllëk dhe s’do as kombinim – AlpeGossip
Ia hodhëm! Trendi i ri i verës 2018 e ka emrin rehatllëk dhe s’do as kombinim

Ia hodhëm! Trendi i ri i verës 2018 e ka emrin rehatllëk dhe s’do as kombinim

Vera tashmë është e mbushur me një larmishmëri trendesh të veshjeve, aksesorëve dhe sandaleve, por ky sezon po sjell një trend të ri dhe shumë i lehtë sa i përket kombinimit.

Kostumet verore, janë një risi në fushën e modës që po ndiqen edhe nga disa prej fashionistave më të njohura shqiptare.

Jo vetëm që është një kombinim me stil por edhe mënyra më e shpejtë për t’u veshur, duke qenë se ne femrat vuajmë shumë për kombinimin dhe harxhojmë orë të tëra për të gjetur të duhurin.

Nga printimet me lule si Armina Mevlani, deri te ato me dizajne plazhi si Marina Vjollca, këto janë kostumet më të bukur të verës 2018, sipas fashionistave shqiptare.

Printi më në modë, sfondi i zi me lule si Armina Mevlani

Me vija si Rejona Saqellari, nëse doni të dukeni më të gjata

Nude nëse doni të ekspozoni ngjyrën e bukur që keni marrë në plazh si Luana Vjollca apo Tika Camaj

Me të bardha si Lori Hoxha që të jesh kadi për kudo, plazh apo club.

Me dizajn tipik për në plazh si Marina Vjollca.

Dhe mos i thuaj “jo” të kuqes

Classy si Dua Lipa

Dhe kadife si Roza Lati

 

Burimi: Iconstyle.al