Pas Beckham-it dhe aktores, njerëzit sulmojnë sportistin: Si e puth djalin në buzë? (VIDEO) – AlpeGossip
Pas Beckham-it dhe aktores, njerëzit sulmojnë sportistin: Si e puth djalin në buzë? (VIDEO)

Pas Beckham-it dhe aktores, njerëzit sulmojnë sportistin: Si e puth djalin në buzë? (VIDEO)

Ylli i futbollit amerikan, Tom Brady është vënë në qendër të kritikave pasi puthi në buzë djalin e tij 11 vjeçar. Gjatë kohës që sportisti bënte masazh, djali i tij Jack futet brenda.

Pasi i kërkon diçka të atit, ky i fundit i kërkon një puthje. Siç duket dhe nga videoja vogëlushi afrohet dhe i jep një puthje të shpejtë babait në buzë.

“Ç’ishte ajo çukitje? Ti e di Jack, çdo gjë e ka një çmim.”- u shpreh Brady. Djali kthehet sërish për t’i dhënë një puthje edhe më të gjatë.

Kaq mjaftoi që ylli i Super Bowl-it të vihej në qendër të kritikave nga ndjekësit në rrjete sociale. “Nëse filloni t’i puthni kështu të vegjlit tuaj, kur do të mbarojë e gjithë kjo? Po bëhet gjithnjë e më konfuze.”- shkruhet në një prej komenteve.

Kujtojmë se pak kohë më parë, fansat gati sa nuk e kryqëzuan David Beckham-in pas puthjes në buzë me të bijën. Gjithsesi përgjigja e ish-futbollistit ishte e qartë.

“U kritikova sepse putha vajzën time në buzë. Unë i puth gjithë ditën fëmijët e mi në buzë.”

Pothuajse e njëjta situatë ndodhi edhe me aktoren e njohur, Hilary Duff pas puthjes në buzë me të birin 4-vjeçar.

Por gjithsesi, duket se diçka e tillë vazhdon ende të komentohet si e pakëndshme për njerëzit, të cilët janë habitur më tepër nga fakti se bashkëshorti i modeles Gisele Bundchen, i kërkoi të birit të kthehet sërish për t’i dhënë një tjetër puthje.

“Të shohësh Tom Brady-in duke puthur të birin është gjëja me e sikletshme që kam parë ndonjëherë.”- lexohet në njërin prej komenteve.

New Wentzvillian — A Kiss is But a Kiss? It Appears Brady Likes More Than A Peck When It Comes To Family (People.com) Much Ado?10-year-old son John “Jack” Edward Thomas, enters the room where his dad (Tom Brady) is getting a massage and says, “I was wondering if I could check my fantasy team.”“What do I get?” asks the athlete, 40, which prompts Jack to plant a kiss on his dad’s lips. As Jack walks away, Brady teases, “That was, like, a peck,” leading his son to return to his father’s side and lean in for a longer smooch.Tom Brady is no stranger to controversy.The New England Patriots quarterback — who will square off against the Philadelphia Eagles in Sunday’s Super Bowl LII — recently starred in a new documentary called Tom vs. Time, taking fans behind the scenes of his life on and off the field.One moment that many individuals have commented on takes place about 10 minutes into episode 3, when Brady’s oldest child, 10-year-old son John “Jack” Edward Thomas, enters the room where his dad is getting a massage and says, “I was wondering if I could check my fantasy team.”“What do I get?” asks the athlete, 40, which prompts Jack to plant a kiss on his dad’s lips. As Jack walks away, Brady teases, “That was, like, a peck,” leading his son to return to his father’s side and lean in for a longer smooch.A source tells PEOPLE of the controversy surrounding the clip, “They are just loving, super affectionate people. It’s so sad that the kiss is ‘a thing’ because they are such good parents.”http://people.com/babies/tom-brady-son-jack-kiss-reactions/

Posted by New Wentzvillian For St Charles Countians on Friday, February 2, 2018