RITA ORA SË SHPEJTI NË KOSOSVË/ Zbulohet motivi i kthimit të këngëtares në vendlindje – AlpeGossip
RITA ORA SË SHPEJTI NË KOSOSVË/ Zbulohet motivi i kthimit të këngëtares në vendlindje

RITA ORA SË SHPEJTI NË KOSOSVË/ Zbulohet motivi i kthimit të këngëtares në vendlindje

Rita Ora do të vizitojë Kosovën më shpejt sesa mendonim.

Këngëtarja do të kthehet në prill pasi do të merret me disa projekte bamirësie.

Rita Ora dhe marka gjermane e modës “Escada” janë duke u përgatitur për një kauzë të përbashkët për t’i ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.

Ajo është bashkuar me drejtorin e dizajnit të “Escada”, Niall Sloan për të krijuar një edicion të veçantë të çantave me formë zemre, në mbarë botën me një çmim prej 1,195 dollarë.

Kompania 41-vjeçare do të dhurojë 15 euro (rreth 16.87 dollarë) nga çdo çantë e shitur, për bamirësi në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë femrat e mbijetuara të luftës, të rindërtojnë jetën e tyre.

Donacionet do të shërbejnë si financim kryesor për përpjekjet e kësaj organizate në vendlindjen e Rita Orës, në Kosovë.

“Unë shkoj sa më shpesh që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, thotë Ora për “The Hollywood Reporter”.

“U nderova me këtë titull disa vjet më parë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga” tha ajo, duke shtuar se ajo do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).