Selena Gomez thyen rekordin e Beyonce-s/ Shihni për çfarë bëhet fjalë (FOTO) – AlpeGossip
Selena Gomez thyen rekordin e Beyonce-s/ Shihni për çfarë bëhet fjalë (FOTO)

Selena Gomez thyen rekordin e Beyonce-s/ Shihni për çfarë bëhet fjalë (FOTO)

Instagrami dhe përdoruesit e tij sapo i dhanë Selena Gomez një ‘dhuratë’ për ditëlindjen e saj të 26-të. Nëpërmjet pëlqimeve që ylli i Disneyt mori në fotot e ditëlindjes ajo sapo mundi divën Beyonce. Deri dje ishte Bey ajo që mbante rekordin për numrin e ‘like-ve’ në një postim, në foton e një viti më parë, teksa pozoi me binjakët e sapoardhur në jetë në duar.

Fansat e Selenës vunë re se në vetëm 13 minuta idhulli i tyre arriti të marrë 1 milion pëlqime në foton në të cilën ajo ndodhej në një yaht, duke festuar ditëlindjen. Në vetëm 24 orë Gomez arriti të mbledhë më shumë se 8 milion like duke thyer kështu rekordin e Beyonce. Mund të tingëllojë çuditshëm, por në epokën e rrjetev sociale ka edhe kështu rekordesh, ama nuk e dimë nëse do të ketë një vend për ta edhe në librin “Guinness”.