Gjatë realizimit të fotove apo videove ndodh dhe të rrëzohesh keq, dhe këtë gjë na e kanë treguar 2 vajza të showbizit shqiptar.
Ato nuk e kanë vrarë mendjen se të tjetër mund të tallen me to madje e kanë postuar në rrjete sociale për të shkaktuara të qeshura, dhe në fakt të gjithë e pranojmë që pavarëisht se na vjen keq, kur dikush bie ne qeshim.
Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha kanë treguar dy momente EPIKE të tyre. Vajzat duke u munduar të bëjnë si të bukura, kanë përfunduar duke u rrëzuar.
Në videon në fjalë, Elvana shihet duke kërcyer mbi shkallë, por në mometnin që hedh hapin për të zbritur në tokë, pengohet dhe thuajse bie.
“Nuk jam mësuar!”-ka shkruar me humor këngëtarja në përshykrimin e videos që ka shkaktuar të qeshura të shumta mes ndjekësve.
Modelja Aurela Hoxha është rrëzuar teksa po realizonte setin për koleksionin e saj të ri. Në një moment ajo pëson një incident të vogël, rrëshqet dhe rrëzohet nga palma. Megjithatë, Aurela nuk ka pësuar lëndime dhe ka vazhduar punën për realizimin e fotove.
Përgatiti AlpeNews.al