Gruaja me DY MITRA lind binjakë (FOTO) – AlpeGossip
Gruaja me DY MITRA  lind binjakë  (FOTO)

Gruaja me DY MITRA lind binjakë (FOTO)

Ritja e një fëmije është një nga gëzimet më të mëdha në jetë. Dhe të zbulosh se ke binjakë është gjithmonë një surprizë.

Por për Jennifer Ashwood ishte dyfish befasuese, kur mjekët zbuluan se ajo kishte dy mitra dhe kishte ngelur njëkohësisht shtatzënë në të dyja.

Shanset që ky fenomen të ndodhë janë një në 500 milionë, me më pak se 100 shembuj të regjistruar në mbarë botën dhe vetëm një pjesë të vogël në Britani.

Shumica e grave shtatzënë në kushtet e Jennifer, njohur si “mitra bicornuate”, mbajnë vetëm një fëmijë në njërën mitër.

31-vjeçarja para binjakëve kishte lindur një vajzë, që tashmë është 8 vjeç. “Unë kam lindur një fëmijë më parë dhe gjithçka ishte shumë normale”, tha ajo. “Por trupi im më befasoi këtë herë”.

Ajo dhe burri i saj Andrew, me profesion zjarrfikës, mësuan se prisnin binjakë në Dhjetor. Më vonë, pasi mjekët zbuluan një anomali, ata zbuluan në Shkurt se Jennifer kishte dy mitra, me një fëmijë në secilën prej tyre.

Gjendja, e cila u zhvillua kur ajo ishte vetë në embrion, nuk shkakton probleme themelore gjatë shtatzënisë, por rrit lehtësisht rrezikun e abortit ose lindjes së parakohshme. Ashwood lindi binjakët kur ajo ishte 34-javëshe shtatzënë, vajzën Poppy dhe djalin Piran, nëpërmjet operacionit cezarian.