U pajtuam, u zemëruam, por në fund… su përqafuam! Këto janë sherret dhe bashkimet VIP për këtë vit – AlpeGossip
U pajtuam, u zemëruam, por në fund… su përqafuam! Këto janë sherret dhe bashkimet VIP për këtë vit

U pajtuam, u zemëruam, por në fund… su përqafuam! Këto janë sherret dhe bashkimet VIP për këtë vit

Viti 2018 ka nisur vrullshëm me pajtime dhe me sherre mes vipave shqiptarë por edhe të huaj. Për hirë të së vërtetës, deri tani në muajin shkurt kanë ndodhur më shumë sherre ose më saktë debate, mes personazheve të njohur shqiptarë. Ju mund të mendoni se këto sherre janë të mbartuara nga viti që lamë pas. Ne ju bëjmë me dije se JO. Në 2017, nuk ka pasur qoftë edhe një zënkë të vogël për shembull mes Gent Hazizit dhe Bleona Qeretit. Gjithsesi, se për cilat pajtime apo sherre po shkruajmë shikoni fotot e mëposhtme.

Bleona Qereti dhe Gent Hazizi
Në një nga rubrikat e emisionit “Shiko Kush Luan”, sipërmarrësit Armand Pezës, iu kërkua që të bënte çift për lojë Bleona Qeretin me një nga këngëtarët e njohur shqiptar. Sipërmarrësi zgjodhi Flor Mumajesin si partnerin e Bleonës. Kjo zgjedhje iu duk e drejtë Gent Hazizit, dhe komentoi thjeshtë “Shkojnë, shkojnë”. Kaq mjaftoi që këngëtarja për dy ditë të shkruante në Instastory vetëm për aktorin. Nga ana tjetër aktori i shkroi Bleonës thjesht “eja në teatër”.

Rosela Gjylbegu dhe Enca Haxhia
Sërish në emsionin “Shiko Kush Luan”, Rosela Gjylbegut iu kërkua një emër i muzikës shqiptare me të cilin ajo nuk do të bënte asnjëherë bashkëpunim. Rosela zgjodhi Encën, dhe kaq mjaftoi që kjo e fundit t’i “vërsulej”, Roselës.


Dafina Zeqiri dhe Tuna Sejdiu
Dafina Zeqiri dhe Tuna Sejdiu u pajtuan që vitin e kaluar, por në janar gjatë pushimeve të Tunës në SHBA, publikuan foton e parë së bashku. Dyshja i dhanë fund armiqësisë së tyre, dhe tashmë janë sërish shoqe.

Kim Kardashian dhe Taylor Swift
Dikur ato kanë pasur një debat së bashku edhe për shkak të Kanye West, bashkëshortit të Kim. Sot Kim ka vendosur që të bëjë “paqe” me Taylor Swift duke i dërguar asaj dhe gjithë “armiqëve” zemra gjigante çokollate me parfumet e saj KKW Kimoji Hearts.